Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se marrja e postit të ministrit të Financave nga kryeministri Zoran Zaev, është katastrofë që LSDM-ja e ka sjellur në ekonominë e vendit.
Sipas tyre, LSDM-ja ka pranuar se në dy vitet e fundit po vjedh paratë e popullit dhe po i varfëron qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedoninë e presin ditë edhe më të zeza. Ministri i ri i Financave është një kriminel i falur. Zaev është shumë më afër vjedhjes së parave të qytetarëve tani, ndërsa Qeveria e cila shkatërroi ekonominë manipulon me qytetarët se po u kthen paratë dhe promovon masa për kthim të TVSH-së nga e cila përfitim kanë vetëm të pasurit”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata në fund shtojnë se LSDM ka vjedhur qytetarët dhe nuk mund të sjellë standard më të mirë për jetesë./Telegrafi/