Telegrafi

OBRM-PDUKM: Ekonomia po shkon drejt humnerës

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nëpërmjet një njoftimi thotë se Zoran Zaev dhe LSDM e çojnë ekonominë dhe shtetin në humnerë.

Nga OBRM-PDUKM akuzojnë se “banda kriminale në krye me të amnistuarin Zaev shkatërroi ekonominë e Maqedonisë”, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Syzat e pushtetit tashmë nuk mund ta mbulojnë realitetin në të cilën më shumë se gjysmë milionë qytetarë të Maqedonisë jetojnë në varfëri. Tani pushteti po ballafaqohet me pasojat”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se qytetarët do të dënojnë pushtetin në zgjedhjet e parakohshme kuvendare më 12 prill.

Paaftësia e, siç thonë nga OBRM-PDUKM, bandës kriminale e ndjen edhe biznesi dhe se që kur biznesmenët gjerman e vlerësuan Qeverinë me zero, politikat katastrofale ekonomike i thekson edhe Banka Botërore.

“Sipas raportit të Bakës Botërore të quajtur si ‘Doing Business’, vitin që Zaev e shpalli si vit ekonomik pësoi fiasko, dhe shteti ynë shënon me rënie në shtatë vende”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, katastrofale është edhe realizimi i investimeve kapitale dhe në secilën fushë të Maqedonisë../Telegrafi/