Telegrafi

OBRM-PDUKM: Ekonomia po fundoset

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski nëpërmjet një konference për shtyp deklaroi se “Banka Botërore përmes publikimit të ‘Doing Business’ vërtetoi se ekonomia në Republikën e Maqedonisë po fundohet.

Arosvski thotë se Maqedonia pësoi rënie prej shtatë vendeve dhe kjo në mënyrë automatike vërteton se Qeveria nuk punon asgjë në përmirësimin e ekonomisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se këto dështime të Qeverisë së LSDM-së janë për shkak se Qeveria nuk po punon në reforma por vetëm për vjedhje të popullit të vet.

“Ligjet dhe reformat, nuk mund vet të krijohen dhe të dërgohen në Kuvend, duhet dikush t’i përpunojë dhe t’i realizojë”, thotë Arsovski./Telegrafi/