Telegrafi

OBRM-PDUKM: Ekonomia me LSDM-në po fundoset

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “vetëm Zoran Zaev dhe LSDM janë në rrugë të drejtë kur bëhet fjalë për pasurim përmes vjedhjeve nga shteti dhe qytetarët”.

“Për fat të keq Maqedonia me Zaevin dhe LSDM-në në pushet janë në rrugë të gabuar. Maqedonia është pranë kolapsit. Rruga në të cilën Zaev na çon është ruga mizore”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, përshkak të politikave të gabuara të LSDM-së, vetëm për një ditë 1.000 qytetarë e kanë braktisur Dellçevon për në itali.

“Ekonomia me LSDM-në po fundoset. Tatimet janë rritur, akciza është më e madhe, kontributet janë rritur, dhe kjo po shtrydh qytetarët dhe e mbush buxhetin, në mënyrë që Zoran Zaev ta mbushë administratën”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se mospuna e kësaj Qeveria shihet në secilën fushë e më së shumti në ndërtimari ku vetëm 28% ka realizim të investimeve kapitale në tetë muaj.

“Zoran Zaev premtoi, Zoran Zaev gënjeu. Nuk ka 600 kilometra autostradë, 550 kilometra rrugë rajonale”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/