Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “në situatë kur Banka Botërore jep prognozë për rritjet ekonomike rajonale me rreth 4% dhe më shumë, ekonomia e Maqedonisë ka rritje diku 3%”.
“Zoran Zaev nga opozita premtonte prej 5 deri 7% rritje ekonomike, tri vite që kur është në pushtet, as për së afërmi nuk i afrohet”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare maqedonase, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, ekonomia e Maqedonisë nuk mund ta arrijë as mesatare e Ballkanit e të mos përmendet mesatarja evropiane.
“Ekonomia po fundoset për shkak se Qeveria ndërmerr politika humbëse”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se investitorët nuk vinë në Maqedoni ndërsa qytetarët po braktisin vendit duke përmendur se sipas Bankës Botërore mbi 500.000 persona kanë braktisur vendin./Telegrafi/