Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se ekonomia e Maqedonisë është para kolapsit, ndërsa qytetarët janë në prag të ekzistencës. Nga kjo parti thonë se Zoran Zaev në mënyrë të pakontrolluar e fut në borxh shtetin.
“Dje qeveria e LSDM-së përsëri i bëri borxhli qytetarët me 45 milionë euro të reja. LSDM ka premtuar se do ta zvogëlojë borxhin publik, por që kur është në pushtet, borxhi publik e ka kaluar kufirin prej 5 miliardë euro, derisa borxhi shtetëror e ka kaluar kufirin prej 4 miliardë euro”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo parti shtojnë se “treshja e zezë ekonomike Zaev, Tevdovski dhe Angjushev në mënyrë të pakontrolluar i fusin në borxh qytetarët, derisa realizimi i projekteve kapitale është në nivel dëshpërues”.
“Nuk ka projekte të reja, ndërsa realizimi i atyre projekteve të trashëguar nga OBRM-PDUKM është stopuar. Grantet dhe tenderët kriminal të ndarë ndaj funksionarëve të lartë partiak dhe shtetëror i zbuluan publikut se në çka shpenzohen milionat nga huamarrjet e shtetit”, theksojnë nga partia opozitare./Telegrafi/