OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë, ku thotë se Gruevski e ka pranuar Deklaratën politike shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përmes këtij reagimi, OBRM-ja thotë se Edi Rama gënjen, ndërkaq dënon, siç thonë, ndërhyrjen e vazhdueshme të Ramës në punët e brendshme të Maqedonisë.
Sipas tyre, e vërteta është se OBRM-PDUKM-ja as që ka biseduar, e as që është pajtuar me Deklaratën politike shqiptare, duke shtuar se Edi Rama synon që të zovëgojë, siç thonë, ”rrezikun nga platforma e Tiranës”, dhe t’i hapë rrugë ”bashkëmendimtarit të tij, Zoran Zaevit, që ta realozojë sa më shpejtë”.
Në reagimin e OBRM-PDUKM-së gjithashtu thuhet se Edi Rama në mënyrë të turpshme i nënçmon maqedonasit duke i quajtur sllavomaqedonas dhe se është i gatshëm të bëjë gjithçka në prag të zgjedhjeve vendore në Shqipëri, duke përdorur ”retorikë nacionaliste dhe ksenofobe”./Telegrafi/