Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM edhe sot proteston para burgut të Shutkës

OBRM-PDUKM-ja njoftoi se sot do të organizojë protestë para burgut të Shutkës nga ora 16:00.

Partia opozitare thekson se kjo protestë organizohet si shenjë revolte kundër “paraburgimit të pabazë dhe të padrejtë” të deputetëve dhe aktistëve të saj.

Në komunikatën e partisë theksohet se Maqedonia po jeton një nga periudhat më vështira dhe të errëta, ku po shkelen të gjithë ata që kundërshtojnë politikat aktuale të aparatit shtetëror.

“Kjo padrejtësi nuk do të zgjasë përgjithmonë, ndërsa ato qvvendosën Maqedoninë ta shndërrojnë në shtet të burosjeve politike do të përgjigjen për këtë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version