Edhe një deputet nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM në Kuvendin e Maqedonisë do të veprojë si deputet i pavarur.
Bëhet fjalë për deputetin Jusuf Hasani nga Partia Demokratike e Turqve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Hasani sot me shkrim ka njoftuar kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, se do të veprojë si deputet i pavarur dhe jo si deputet në koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”, duke i prezantuar të drejtat dhe vullnetin e votuesve të tij./Telegrafi/