Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: E vetmja gjë që shndrit në Maqedoni është krimi dhe korrupsioni

Në kumtesën e partisë opozitare maqedonase thuhet se “LSDM dhe qeveria nuk mund të vazhdojë të gënjejnë dhe t’i mbajnë forumet për lavdërim, por faktet e Raportit të KE-së janë të qarta”.

“Pushteti nuk bëri asgjë në luftën kundër korrupsionit në Republikën e Maqedonisë, përkundrazi vazhdon të stimulojë tenderë të dyshuar, grante që ndahen për njerëz të afër të pushtetit, prokurime publike që i marrin firmat e funksionarëve të afërt të LSDM”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata thonë se LSDM duhet ta ndryshojë dhe të shohë se si qytetarët jetojnë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Përforcimi i demokracisë nuk është disfunksionalizim i institucioneve, sundimi i së drejtës dhe reformat në gjyqësi nuk janë vendime të porositura gjyqësore dhe përndjekje politike”, thonë nga kjo parti duke përmendur se puna e vetme e kësaj qeveria është rritja e krimit të organizuara dhe korrupsioni që largon qytetarët e Maqedonisë dhe Maqedoninë nga vlerat evropiane./Telegrafi/

Exit mobile version