“Është paradoksale që të realizohet vera kulturore nën organizimin e komunës së Tetovës në kushte të infrastrukturës mizore dhe degradimit të mjedisit njerëzor dhe shëndetit në qytet, ka theksuar OBRM-PDUK e Tetovës, sot në një konferencë për shtyp, transmeton Telegrafi Maqedoni.
nga OBRM-PDUKM e Tetovës ka deklaruar se deponia është burim i sëmundjeve të ndryshme, baktereve, viruseve, parazitëve dhe prej saj shpërndahen erëra të pakëndshme, ndërsa me ndezjen e saj shtohet ndotja e ajrit.
“Jemi të shqetësuar nga ujërat nëntokësore dhe objektet individuale ujore. Vend takim të tyre gjejnë qentë, macet, minjtë, mizat e që mund të shpërndajnë shumë sëmundje. Me djegien e deponisë rrezikohet shëndeti i popullatës, e sidomos i atyre me sëmundje kronike, fëmijëve, grave shtatzëna dhe personave të moshuar”, ka deklaruar Stojkovska.
Ata iu drejtuan për sqarime kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi lidhur me atë se çka janë duke punuar të punësuarit në Ndërmarrjen Publike komunale Tetova nga shërbimi për veprimtari komunale dhe pse edhe përskaj rritjes së çmimit për ujë dhe veprimtari komunale, qyteti është duke u thelluar në papastërti dhe mbeturina.
Ata po ashtu kërkuan nga kryetarja Arifi që përveç harxhimit të parave të qytetarëve për Verën kulturore ti qaset punës dhe zgjidhjes së vërtetë të problemeve të qytetarëve./Telegrafi/