Telegrafi

OBRM-PDUKM: E përsërisim ofertën, Zaev të largohet nga Deklarata

OBRM-PDUKM-ja përmes një komunikate përsëri i ka bërë thirrje kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, të largohet nga Deklarata e partive shqiptare. Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se nëse ai largohet nga Deklarata do ta mbështesin që LSDM-ja të formojë qeverinë re, njofton Telegrafi Maqedoni.

“LSDM-ja duhet publikisht dhe qartë të largohet nga platforma e Tiranës dhe elementeve në të, të cilat do ta ridefinojnë Maqedoninë, nga shtet multietnik do ta shndërrojnë në shtet binacional. Është e justifikueshme frika tek qytetarët, pas konfuzitetit dhe qëndrimeve kontradiktore të Zoran Zaevit, që nuk e hedh poshtë platformën e Tiranës, përkundrazi ai fton në debat për pikat e saj”, thuhet mes tjerash në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti thonë se nëse për LSDM-në pikat e Deklaratës së partive shqiptare janë të mira, atëherë t’i paraqesë para qytetarëve në zgjedhje./Telegrafi/