Me kërkesën e zv. kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, u realizua takim me nënkryetarin e OBRM-PDUKM, Aleksandar Nikolloski, koordinatorin e grupit parlamentar, Dragan Danev dhe Timço Mucunski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim Osmani para përfaqësuesëve të OBRM-PDUKM-së prezantoj planin 18 me të cilën qeveria e ka në planë ta realizoj në periudhën e ardhshme.
OBRM-PDUKM dha mesazhin se plane të tilla nuk duhet të trajtohen si një mjet PR i qeverisë që do të shërbente vetëm për të frenuar publikun nga problemet aktuale, por që duhet të realizohen reforma thelbësore që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve. Në këtë kontekst, u shprehën dyshime për kapacitetet dhe vullnetin e qeverisë aktuale për zbatimin e detyrimeve të ndërmarra. /Telegrafi/