Telegrafi

OBRM-PDUKM: Duhet të ketë përgjegjësi për katastrofën që po ndodh me epideminë

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Filipçe në vend të masave udhëheq me PR epideminë dhe për këtë shkak Maqedonia ka 22 të vdekur dhe 1.192 të infektuar në një ditë”.

“Përderisa ministri i gjenocidit, Venko Filipçe bën video humoristike, Maqedonia ka ditën më të keqe në epideminë me coronavirusit. Numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit është 1.192 dhe 22 të vdekur”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, Filipçe nuk ka kë ta akuzoj për paaftësinë e tij por duhet të mbledh guxim dhe të japë dorëheqje.

“Paaftësinë e Qeverisë që të menaxhojë me epideminë e paguajnë qytetarët me shëndetin e tyre dhe me jetën e tyre”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Filipçe dhe Zaev, shtojnë nga kjo parti, për nëntë muaj përgatiten për valën e vjeshtës dhe asgjë nuk bënë.

“Në vend që të mbrojnë qytetarët ata udhëhiqnin marketing politik. Rezultati i kësaj tani kemi shtet me rekord në rajon dhe më gjerë në Evropë me nga numri i të infektuarve dhe vdekje. Duhet të ketë përgjegjësi si nga Zaevi ashtu edhe nga Filipçe për katastrofën në Maqedoni”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/