Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka dorëzuar vërejtjet për versionin e fundit të Ligjit për Prokurorinë Publike, me të cilin do të zgjidhet edhe statusi i Prokurorisë Speciale Publike
Nga OBRM-PDUKM nuk kanë zbuluar detaje se në cilën pjesë kanë kritika më shumë, në Ligjin që e kanë marrë nga Ministria e Drejtësisë, në të cilin thuhet se janë harmonizuar edhe amendamentet e OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas TV24, jozyrtarisht nuk përjashtohet mundësia që këtë javë të ketë takim të ri, në të cilin do të marrin pjesë edhe liderët partiakë.
Ndryshe, statusi i PSP-së, hetimet e hapura pas afatit për ngritjen e aktakuzave dhe rizgjedhja kryeprokurores, janë temat kyçe për të cilat Zaev dhe Mickoski do të mundohen të gjejnë marrëveshje./Telegrafi/