Telegrafi

OBRM-PDUKM dorëzon numrin më të madh të padive në Gjykatën administrative

Afati për dorëzim të padive nga ana e partive politike kundër vendimeve të Komisionit shtetëror zgjedhor për ankesat në lidhje me rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 15 tetor skadoi sot në ora 11.

Sipas informatave të fundit, numrin më të madh të padive e ka dorëzuar OBRM-PDUKM, 24, ndërsa nga një kanë dorëzuar E majta dhe BPRM.

Gjykata administrative pas pranimit të padive, nëse do të ketë, duhet të sjellë vendime në afat prej 48 orësh.

OBRM-PDUKM kishte më së shumti ankesa dorëzuar në KSHZ për rezultatet e rrethit të parë të zgjedhjeve lokale në vend./Telegrafi/