Telegrafi

OBRM-PDUKM dorëzon interpelancë ndaj Dimitrovit: E ka poshtëruar popullin maqedonas

Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së të pakënaqur nga puna e ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, kanë dorëzuar interpelancë ndaj tij.

Ata kanë vërejtje sidomos për deklaratën e tij për kombin maqedonas, i cili në seancën e Komisionit për Çështje Kushtetuese e quajtur “komb me komplekse”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në interpelancë i pari është nënshkruar Antonio Milloshoski, më pas edhe Nikolla Micevski, Trajko Vejlanoski, Nikolla Popovski, Ilija Dimovski, Dragan Danev, Daniella Rangellova dhe Vllatko Gjorçev.

Më 28 janar (e hënë) deputetët do të diskutojnë dhe votojnë për interpelancën për punën e ministrit të Jashtëm Nikolla Dimitrov.

Ndryshe, diskutimi për interpelancë zgjat një ditë pune deri në shterjen e listës së deputetëve të paraqitur për diskutim, ndërsa vendoset më së voni deri në orën 24:00./Telegrafi/