Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM dorëzoi nismë për interpenalcë ndaj zv.kryeministrit Nikolla Dimitrov

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, gjatë ditës së sotme në Kuvend ka dorëzuar nismë për interpelancë ndaj zv.kryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Partia e Hristijan Mickoskit e kritikon Nikolla Dimitrovin për mosdhënie të llogarisë për 100 ditët e para të qeverisë.

“Arsyet e votëbesimit janë: Mosrespektimi i Kuvendit. Nuk u përgjigjet ftesave të deputetëve dhe nuk merr pjesë në punën e një komisioni; Rezultati i pasuksesshëm në 100 ditë dhe i 3 viteve te fundit. Ai kishte deklaruar se Maqedonia ka marrë vendim për fillimin e negociatave. Për fat të keq nuk ja pasur asnjë vendim; Pasiviteti i Sekretariatit për çështje Evropiane. Disa ministra kanë dhënë llogari për atë që kanë punuar ne 100 ditët e para. Zv.kryeministri s’ka dhënë asnjë llogari”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version