Telegrafi

OBRM-PDUKM: Djegia e automjeteve në Prilep tregon se paligjshmëria mbretëron

Kërcënimet dhe djegia e automjeteve në Prilep tregojnë se në këtë vend nëntoka dhe pushteti janë në koalicion, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

“Si mund të ishte ndryshe fakti që në vend të organizatorëve dhe nxitësve të vërtetë të këtyre akteve të kërcënimit, arrestohen personazhe të parëndësishëm.

Djegia e tri veturave në më pak se një muaj, përfshirë edhe veturën e deputetit të OBRM-PDUKM-së, Petar Risteski, i cili publikisht deklaroi se është kundër ultimatumeve bullgare, tregon se në vend mbretëron paligjshmëria, të cilën Spasovski e telegrafon dhe madje e stimulon.

Policia është kthyer për fat të keq në një dëshmitar të heshtur të krimit që sundon vendin. Kjo sepse disa zyrtarë të lartë motivojnë kriminelët të kryejnë akte kundër atyre që mendojnë ndryshe nga qeveria dhe në këmbim marrin mbrojtje”, OBRM-PDUKM.

Kjo do të ndalet, shtojnë nga atje, dhe ekzekutorët dhe porositësit e këtij krimi do të mbajnë përgjegjësi. Maqedonia nuk do të jetë peng i kësaj qeverie kriminale dhe miqve të tyre nga nëntoka./Telegrafi/