Telegrafi

OBRM-PDUKM dje protestoi në 11 qytete të Maqedonisë

Sonte partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM protestoi në 11 qytete të Maqedonisë.

Ata protestojnë për deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev pë ‘BGNES’ dhe kërkojnë nga Zaev të tregojë se çfarë i ka premtuar Bullgarisë.

Deputetja nga radhët e OBRM-PDUKM, Bllagica Lasovska, gjatë protestës kërkoi dorëheqjen e Zaevit duke thënë se askush nuk mund t’i mohojë faktet historike, aq më pak ai i cili duhet ta çojë popullin maqedonas në një të ardhme më të mirë.

Sipas saj deklaratat e Zaevit janë skandaloze.

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Zaevit, formim të Qeverisë për shpëtim nacional e përbërë prej eksperëve si dhe unifikim të popullit maqedonas me të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoni./Telegrafi/