Telegrafi

OBRM-PDUKM: Dimri ende nuk ka filluar kurse Shkupi thenë rekorde për nga ndotje e ajrit

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së reagohet ndaj deklaratës së Petre Shilegovit duke thënë se “dimri ende nuk ka filluar kurse Shkupi thenë rekorde për nga ndotje a ajrit”.

“Shilegov është dy vite e gjysmë kryetar i Bashkisë dhe nuk ka asnjë projekt për ndotjen e ajrit, përkundrazi ndotja e ajrit rritet”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, me Shilegovin kryetar, Shkupi u shëndrua qyteti më i ndotur në botë dhe se për dy vite e gjysmë nuk është parë asnjë projekt në fushën e mjedisit jetësor.

“E vetmja punë që bënë është nxjerrja e administratës publike të shtunën të pastrojë dhe ta kryejë punën që duhet ta kryejnë ndërmarrjet komunale”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata rikujtojnë se LSDM erdhi në pushtet ne premtim se do ta zgjidh problemin e ndotjes së ajrit dhe asgjë nuk ka ndodhur./Telegrafi/