Telegrafi

OBRM-PDUKM dhe LSDM vazhdojnë me akuzat rreth harxhimit të parave publike

OBRM-PDUKM dhe LSDM kanë vazhduar me akuzat dhe përplasjet mes tyre, lidhur me harxhimin e parave publike. OBRM-PDUKM përmes një reagimi dërguar mediave pyet kryetarin e LSDM-së Venko Filipçen se si e ka blerë veturën luksoze me të cilën po shihet duke u vozitur dhe t’i tregoj fletëpagesat.

“Venko Filipçe shihet duke u vozitur me një Audi Q8 luksoz, të cilin as nuk e ka regjistruar në fletën e anketimit. Venko Filipçe duhet të tregoj se si e ka blerë atë xhip luksoz dhe si ka arritur atë ta blejë me rrogë? Nëse nuk është në emrin e tij, Filipçe të tregoj se çfarë shërbimi i ka kryer atij që ja ka blerë atë veturë?”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Kurse nga LSDM thonë se kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski ka dy ditë që nuk tregon lidhur me udhëtimin e djalit të tij, që ishte pjesë e delegacionit qeveritar në Uashington. LSDM akuzojnë se OBRM-PDUKM ndryshe premton e ndryshe vepron.

“MPJ po mundohet ta mbroj Mickoskin i cili fshihet, ndërsa me një procedurë mund të hedh poshtë të gjitha akuzat-të publikoj faturat me të cilat vërteton se udhëtimin e djalit të tij e ka paguar privatisht. Mickoski e nisi mandatin duke premtuar transparencë dhe punë të ndershme, kurse është e dukshme se paratë shtetërore i shfrytëzon për udhëtime private familjare”, thonë nga LSDM.

Prej atje gjithashtu theksojnë se do të parashtrojë kërkesë për qasje të informacioneve të karakterit publik, për ta parë listën e 20 personave që ishin pjesë e delegacionit, në mënyrë që siç thonë të zbulohet e vërteta.