Telegrafi

OBRM-PDUKM dhe LSDM ende nuk i kanë formuar grupet punuese

LSDM dhe OBRM-PDUKM ende nuk i kanë formuar grupet punuese. Deri në fund të kësaj jave, përfaqësuesit e dy partive duhet të ulen dhe të caktojnë listën e ligjeve që duhet të bisedohet. Krahas propozimeve të Ligjit për Prokuroria Publike, opozita maqedonase ka vërejtje edhe për Ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare.

Nga ministria e Drejtësisë njoftuan se presin ekipin e OBRM-PDUKM-së të bisedoj për Ligin e Prokurorisë Publike nga ku do të varret edhe e ardhmja e PSP-së. Ajo që dihet deri tani është se për secilin ligj reformues do të formohet ekip që do të punojë për harmonizimin e dispozitave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani nuk ka njoftime se tek ekipet partiake do të përfshihen edhe partitë politike shqiptare apo bisedimet do të jenë midis dy partive më të mëdha maqedonase.

Formimi i grupeve të punës erdhi si rezultat i takimit mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski të dielën kur biseduan për zgjedhjet presidenciale, ligjet reformuese dhe të ardhmen e PSP-së./Telegrafi/