Koordinatorët e grupeve parlamentare të BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së dërguan disa propozime deri te Gjykata Kushtetuese për ndryshime dhe plotësimin e gjashtë ligjeve ku përfshihet edhe ligji për falje nga Presidenti Gjorgje Ivanov, vërtetuan nga BDI-ja për TetovaSot.
Ata kërkuan ndryshimet e ligjit për falje, për procedurën e përgjithshme dhe administrative, ligjin për kontestet administrative, për mbrojtjen e privatësisë, për ndryshimin e Kodit Zgjedhor si dhe ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale./Telegrafi/