Telegrafi

OBRM-PDUKM dënon shpërndarjen e publikimeve për ‘vdekjen’ e ambasadorëve

OBRM-PDUKM sonte përmes një deklarate ka dënuar publikimin dhe shpërndarjen e lajmeve për vdekje të përfaqësuesve ndërkombëtar në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky akt është krejtësisht i papranueshëm dhe i palejueshëm dhe në të ardhmen duhet të ndalen,” thuhet në deklaratën e partisë.

Nga ana tjetër, aktivistë, funksionarë dhe militantë të partisë së tij, OBRM-PDUKM më herët kanë shfaqur urrejtjen e tyre ndaj ambasadorëve të vendeve perendimore në Maqedoni.

Së fundi është shfaqur një album me fotografi morbide ku shihen portretet e ambasadorëve me shirit të kuq, që simbolizon fotografinë e homazheve pas vdekjes së njerëzve./Telegrafi/

/Telegrafi/