Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se LSDM dhe Zaev i kanë dhënë kriminelëve mbrojtje dhe leje që të zotërojnë rrugët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“LSDM me principin ‘secili kujdeset për njerëzit e vetë’ vetëm sa mori pushtetin ka liruar mbi 800 kriminel të cilët për dy vjet lëvizin nëpër rrugë. Si rezultat i amnistisë së LSDM-së që ua dha këtyre personave çdo ditë jemi dëshmitar të vjedhjeve, vrasjeve, larjeve të hesapeve me armë, vetura të djegura, siç edhe kemi parë edhe gjuajtje të zyrtarëve policorë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga atje thonë çmimin e lidhjes së LSDM-së dhe Zaevit me krimin mafioz e paguajnë qytetarët dhe zyrtarët policorë./Telegrafi/