Në konferencën e sotme për shtyp të OBRM-PDUKM, anëtari i KE të kësaj partie, Zoran Gjorgjievski ka akuzuar për krim të mundshëm lidhur me çmimin për transportin e organizuar të nxënësve në komunën e Kumanovës në të cilën, sipas tij është i përzier edhe kryetari i saj Zoran Damjanovski- Cic, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Nëse komuna e Manastirit dhe kryetari i saj Vladimir Talevski kanë organizuar transport të nxënësve i cili mesatarisht kushton 4.2 denarë për kilometër, sipas informatave me të cilat disponojmë çmimi mesatar i vlerës në komunën e Kumanovës për kilometër të kaluar arrin 2.741 denarë të pabesueshme. Nëse kjo është e saktë, ajo do të thotë se kumanovarët nën udhëheqjen e Zoran Damjanovskit nga LSDM-ja paguajnë transport të nxënësve i cili është më i shtrenjtë për 652 herë krahasuar me Manastirin. Ky është indikator i fuqishëm për grabitje të madhe të qytetarëve. Rast të tillë i cili hap dyshime për krim të paturpshëm dhe të pacipë që deri tani Maqedonia nuk ka parë”, ka thënë Gjorgjievski.
“Prokurorja speciale, Fatime Fetai tha se në Manastir kanë paguar transport publik më të shtrenjtë se në Tokio, në krahasim me këtë, Zoran Damjanovski, në Kumanovë paguan transport më të shtrenjtë edhe se në Tokio, në Nju-Jork, Londër dhe dhjetëra metropole të tjera botërore së bashku”, ka thënë Gjorgjievski dhe ka apeluar deri te Prokuroria publike themelore të bëjë kontroll të punës së Damjanovskit dhe tërësisht të hetojë të gjitha dyshimet./Telegrafi/