Nga OBRM-PDUKM thonë se shëndeti i qytetarëve është prioritet më i rëndësishëm për ta.
“Fatkeqësisht, përveç aspektit shëndetësor, pandemia shkakton dëme afatgjata në fusha të tjera, ndërsa ekonomia është plotësisht e vdekur.
Si pasojë e coronavirusit, Republika e Maqedonisë është në prag të krizës ekonomike.
Kompanitë dhe shteti kanë nevojë për para në këto kohë krize. Prandaj, huamarrja e qeverisë është e vetmja mundësi në këtë pikë, e cila mund të ndihmojë ekonominë.
OBRM-PDUKM mbështet sigurimin e fondeve për të shërbyer nevojave të kompanive në kohë krize”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/