Nga partia opozitare OBRM-PDUKM kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe për shkak të eskalimit të situatës me coronavirus.
Nga atje thonë se çdo i treti i testuar në Maqedoni dje ka dal pozitiv për COVID-19.
“Kaosin të cilin po jetojmë është si rezultat paaftësisë dhe mosinteresimit të Venko Filipçes. Ka fjetur tërë verën, ndërsa nuk ka qenë në gjendje të bëjë asnjë kapacitet spitalor, nuk e ka rritur personelin mjekësor, por as nuk ka blerë vaksina kundër gripit sezonal. Vala e vjeshtës me COVID e ka kapur tërësisht të papërgatitur Filipçen, edhe pse vetë ai konfirmonte se në vjeshtë virusi do të jetë më i fortë, asgjë nuk ka ndërmarrë.
Menaxhimi i keq me sistemin ka bërë që Maqedonia të jetë një nga vendet në krye të Evropës për nga numri i të infektuarve për milion banorë, por edhe të vdekjeve”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga atje kërkojnë që Filipçe të marrë përgjegjësi dhe të jep dorëheqje./Telegrafi/