Telegrafi

OBRM-PDUKM: Çdo herë kur Zaev është në panik aktivizohet PSP-ja

Dragan Danev nga OBRM-PDUKM-ja sot përmes një konference për shtyp ka reaguar ndaj lëndës së re të PSP-së “Trust”, ku thonë se çdo herë kur Zoran Zaev është në panik aktivizohet PSP-ja dhe Kativa Janeva me konferenca për shtyp, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mendojnë se do ta mbulojnë turpin që e kanë bërë në vend. Me çdo procedurë të veten PSP-ja dëshmon se është mjet që duhet t’i ndihmojë Zoran Zaevit në asgjësimin e shtetit. Sulmi i fundit i porositur nga PSP-ja është edhe sulm mbi mediat të cilat janë në kontroll të LSDM/Soros”, deklaroi Dragan Danev.

Ai gjithashtu theksoi se qëllimi i PSP-së dhe LSDM-së është që në këtë mënyrë t’i frikësojnë qytetarët dhe të fshehin pazarin e tyre që e bëjnë me insteresat shtetërore./Telegrafi/