Telegrafi

OBRM-PDUKM: Carovska dëshiron të partizojë dhe kontrollojë Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi

OBRM-PDUKM-ja nëpërmjet një kumtesë reagon për konferencën për shtyp të ministres për punë sociale, Mila Carovska.

Ministrja Mila Carovska dëshiron të partizojë dhe kontrollojë Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi.

Ligi i ri për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi përmban ndryshime kozmetike, të cilat mundet të çohen më ndryshime dhe plotësime të Ligjit, që do të ishte vazhdim i ligjit të deritashëm, i cili është në pajtim me standardet ndërkombëtare. Në fakt në raportin e saj për Maqedoninë, trupi i Këshillit të Evropës, propozon ndryshime dhe plotësime të ligjit dhe jo sjelljen e ligjit të ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni i Venecias, në mendimin e saj propozon të ndryshohet Komisioni, sepse do të ndikojë në pa varësinë  e trupit për barazi, ku rekomandohet të përforcohet. Ndryshimi i anëtarëve të tanishëm, sipas Komisionit të Venecias do të shfaqte presion politik. Sipas Komisionit, nëse kjo ndodhë do të ketë praktikë të re, me të cilën në secilin ndryshim të Qeverisë do të ketë edhe ndryshim të Komisionit. Në këtë mënyrë trupi për barazi do ta humb kuptimin e ekzistencës së tij. Në rekomandimet thuhet që të gjendet mënyrë që Komisioni të zgjidhet me shumicën e dy të tretave, për të marr pjesë edhe opozita, me çka do të behet konsensus dhe do të përforcohet pavarësia e Komisionit. Në pikat përfundimtare të këtij nga 4 pikat më të rëndësishme është potencuar se ndryshimi i formacionit të tanishëm të Komisionit do të jetë sulm ndaj pavarësisë së Komisionit dhe se duhet të gjendet mënyrë për të mos ndodhur, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/