Nga OBRM-PDUKM theksojnë se janë të pavërteta deklarimet se buxheti është bllokuar për shkak të OBRM-PDUKM-së.
Sipas tyre, buxheti është bllokuar për shkak të paaftësisë së Arsovskës dhe dëshirës së saj për të bërë politike.
“Rebalanci është votuar ashtu siç u propozua nga Arsovska dhe Bashkia e Shkupit me amendamente të propozuara nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni për ndihmën e FK Vardar, për subvencione për kategoritë e rrezikuara dhe projekte tjera infrastrukturore”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se Arsovska duhet të sqarojë pse është harxhuar më shumë dhe pse nuk e pranoi ofertën e Trajko Sllaveskit./Telegrafi/