Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Bonoja në euro është reagim ndaj krizës politike të cilën e shkaktoi LSDM

Kjo bono në euro lëshohet si reagim ndaj krizës politike të cilën e krijon LSDM në etapa, për të shpëtuar nga humbja politike në zgjedhje, ka reaguar OBRM-PDUKM pas konferencës së sotme të LSDM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM, lëshimi i bonos në euro në vlerë prej 650 milionë euro është futje e kapitalit të freskët në vend, i cili do të garantojë rrjedhën normale të ekonomisë në kushte të krizës të cilën LSDM dëshiron ta thellojë.

“LSDM udhëhiqet nga maksima se sa më keq të jetë për shtetin, aq më mirë është për ta. Maqedonia nuk do të lejojë që prirja e LSDM për shkatërrim të qëndrojë në rrugën për funksionim normal të ekonomisë, zhvillimit dhe përparimit ekonomik”, theksojnë nga OBRM-PDUKM.

“Bonoja në euro është mekanizëm financiar i cili është zbatuar dhe do të zbatohet në Maqedoni, ndërsa për herë të parë është lëshuar nga LSDM në vitin 2015, theksojnë nga kjo parti”./Telegrafi/

 

Exit mobile version