Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM bojkoton dialogun “Jean Monnet”

Sot në Kuvend po mbahet mbledhja e Grupit të Punës për pjesëmarrje në Dialogun “Jean Monnet”.

Takimin e ka thirrur kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Në takim marrin pjesë përfaqësuesit dhe koordinatorët e grupeve parlamentare, ndërsa diskutimi është fokusuar në ndryshimin apo miratimin e një Rregulloreje të re të Kuvendit.

Koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski tha se nuk do të marrë pjesë në takim.

Ai thotë se në takim duhet të marrë pjesë dekani pasi nuk janë konsultuar për ditën dhe orën e vazhdimit të procesit “Jean Monnet”.

“Me sa duket vazhdimi i Jean Monnet është për shkak të raportit të keq të KE-së nga ana e Kuvendit. Kjo që po ndodh sot është një konfirmim i kësaj. Takimi po zhvillohet pa konsultime me opozitën dhe do të marrin pjesë vetëm përfaqësues të qeverisë. Procesi i miratimit të Kodit të ri pa OBRM-PDUKM-në nuk është proces i besueshëm”, theksoi Micevski./Telegrafi/

Exit mobile version