Telegrafi

OBRM-PDUKM: Bogoevski, Tufekxhiq dhe Dimova janë dëshmi se LSDM dhe Soros janë një

Pavle Bogoevski, Ivana Tufekxhiq dhe Lidija Dimova janë vetëm pjesë nga të dëgjuarit të kriminelit të aboluar Zoran Zaev të cilët tregojnë se LSDM dhe Soros janë një kur bëhet fjalë për detyrime të axhendës kundër shtetërore, vlerësojnë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Personazhet e tillë një ditë përpiqen ta mashtojnë opinioninin se janë ndonjë farë luftëtari për liri dhe demokraci, kurse ditën tjetër lëvizin bishtin e tyre duke pritur Zoran Zaev t’i falë. Është e qartë si dita e bardhë se revolucionet e tyre të paguara ose plenumet, githashtu edhe OJQ-të e tyre nuk u interesojnë as edhe shoqërisë civile, as zhvillimit të të shtetit’, thuhet në komunikatën e partisë.

Nga partia vlerësojnë se atyre u interesojnë vetëm llogaritë e tyre bankare dhe funksionet të cilat mund t’ua dhurojë krimineli i aboluar Zoran Zaev. /Telegrafi/