Dje nga zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, u deklarua se bisedimet e grupeve të punës të partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, janë ndërprerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘OBRM-PDUKM-ja dje propozoi në mënyrë eksplicite të mbështetet qëndrimi se asnjë gazetar, asnjë medium nuk do të mund të ndëshkohet për qëndrim apo mendim të theksuar. Qëndrim i cili është postulat kryesor dhe parim themelor në kodeksin e gazetarëve ku liria e mediave është e drejtë e pacënueshme. Në shekullin 21 në Evropë, LSDM-ja është e vetmja parti politike e cila i kundërshton këto parime’, thuhet në reagim.
Asnjë gënjeshtër dhe manipulim i Petre Shilegovit, shtohet, nuk do ta largojë turpin nga LSDM-ja, i cili është nxjerrë në pastërti dhe praktikisht tregoi se qëllimi i tyre përfundimtar është vendosja e kontrollit-cenzurës ndaj mediave. /Telegrafi/