Telegrafi

OBRM-PDUKM bën thirrje për protesta në orën 13:30 para Gjykatës Penale

OBRM-PDUKM përmes një kumtese për media vlerësin se sot janë në goditje nga siç thonë, junta e Zoran Zaevit.

Partia maqedonase opozitare thotë se është bërë goditje në shtëpitë e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, ish-funksionarë të partisë dhe personalitete tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Policia pas urdhërit të Zoran Zaevit nuk respektoi imunitetin e deputetit, por vetëm urdhërat politik të cilat kanë qenë të menduara”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Kjo parti ju bën thirrje gjithë qytetarëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj të dalin në protesta në orën 13:30 para Gjykatës Penale në Shkup.