Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë ka mbajtur një mbledhje të Kryesisë Qendrore ku kanë diskutuar për pikat që do t’i prezentohen partnerit nga partitë maqedonase për krijimi e qeverisë së re të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
OBRM-PDUKM është kundërpërgjigjur për pikat që i numëroi BDI si kushte për qeverinë e re.
Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike, Integrimi në BE dhe NATO janë kushtet e BDI-së.
Nga OBRM-PDUKM thonë ”Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë unitetin e Maqedonisë, të mbrojmë Kushtetutën tonë, të mbrojmë Marrëveshjen e Ohrit, të mbrojmë marrëveshjen e Përzhinos dhe duke u bazuar në premtimet tona në fushatë për këto zgjedhje, OBRM-PDUKM dhe koalicioni për ”Maqedoni më të mirë” asesi nuk do të bisedojë e as nuk do të lejojë që këto kërkesa të bëhen realitet në Maqedoni.” janë decid nga OBRM-PDUKM e Nikolla Gruevskit./Telegrafi/