Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: BDI ka pranuar shfuqizimin e balancuesit, tani kërkon vetëm arsye për destabilizim

Partia në pushtet OBRM-PDUKM, ka reaguar ndaj deklaratës së ish ministrit të Ekonomisë nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi.

Brane Petrushevski nga OBRM-PDUKM thotë se derisa BDI-ja ishte pjesë e qeverisë, pranuan të shfuqizojnë balancuesin, tani kërkojnë vetëm arsye për destabilizimin.

Ai tha “BDI-ja po kërkon vetëm arsye për destabilizim sepse frikësohet se do të përballen me përgjegjësi zyrtarët e tyre” që siç tha ai, e kanë vjedhur shtetin për 20 vjet.

“BDI-së nuk i beson më askush. Dhe Komisioni Evropian vuri në dukje se balancuesi po keqpërdoret dhe se ai duhet të shfuqizohet. Atëherë BDI heshti, për të vjedhur”, tha më tej Petrushevski.

“BDI si qeveri në vitin 2023 ka marrë pjesë në hartimin e Strategjisë së Reformës së Administratës 2023 – 2030 në të cilën vërehet se balancuesi ka keqpërdorime të shumta dhe duhet shfuqizuar”, tha Petrusheski.

Exit mobile version