Telegrafi

OBRM-PDUKM: BDI duhet të hyjë në raport policor si strukturë kriminale dhe jo në libra

 

Nëpërmjet një njoftimit të partisë maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se BDI duhet të hyjë në raport policor si strukturë kriminale dhe jo në libra.

“Në të njëjtën kohë Kovaçevski duhet të vendoset si shërbetor i krimit. Nga këtu, Kovaçevski ka punë të vështirë, në mëngjes dëgjon Strumicën ndërsa në mbrëmje Zajazin dhe nëse gabon nuk do të kalojë një biznes i tij personal”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, fakti që BDI arriti të hyjë në libra, do të thotë se Qeveria luan me arsimin në Maqedoni dhe se kur bëhet fjalë për BDI-në, nuk ka asgjë nga arsimi, por vetëm nga krimi.

Ndryshe, reagimi vjen pas vërejtjeve se në librin e gjuhës shqipe për klasat e pesta, BDI përmendet si një nga shkurtesat e shteteve dhe organizatave ndërkombëtare./Telegrafi/