Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: BDI dhe LSDM nuk e japin Merkon, publiku kërkon dorëheqje për aktivitetet e tij kriminale

Aktivitetet kriminale të Ramiz Merkos, sipas OBRM-PDUKM-së, janë dëshmuar nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe për këtë, sipas opozitës maqedonase, opinioni kërkon dorëheqjen e tij. Por, kjo dorëheqje, sipas tyre, nuk vjen sepse dy partitë e pushtetit, LSDM dhe BDI, nuk heqin dorë nga kreu i Strugës

“Kanë kaluar pesë ditë që kur kryetari i Komunës së Strugës, Merko, është futur në listën e zezë të SHBA-ve, për shkak të korrupsionit dhe ndërhyrjeve në proceset gjyqësore, por as dorëheqja e tij nuk shihet. Nuk ka kërkesë për dorëheqje të tij as nga partia e tij amë BDI, as nga partneri më i vogël i koalicionit në qeverinë LSD. Publiku kërkon dorëheqjen e Merkos menjëherë, por mesa duket opinioni i popullit, si në shumë raste të tjera, nuk është i rëndësishëm për qeverinë. Rëndësi ka vetëm që tenderët të arrijnë kulmin dhe të blejnë edhe disa muaj pushtet”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Të gjitha institucionet që kishin të bënin me këtë rast dështuan, thonë nga VMRO, duke shtuar se disa i kanë mbajtur lëndët në sirtarë, të tjerë me shumë gjasa kanë humbëur veten e të tjerë, sipas opozitës, janlë shtirur si të ofenduar.

Siç thonë nga OBRM-PDUKM, rasti Merko është një shembull se si qeverisin BDI dhe LSD, ndërsa shtojnë se partia e tyre, nëse e merr pushtetin do të vendosë si prioritet kryesor trajtimin dhe shtypjen e korrupsionit në të gjitha institucionet dhe do të ketë përgjegjësi për të gjithë.

Exit mobile version