Telegrafi

OBRM-PDUKM: Bastisjet, metodë trysnie dhe frikësimi për ata që nuk mendojnë si LSDM-ja

OBRM-PDUKM-ja i ka cilësuar bastisjet në shtëpitë e ish-ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska dhe ish-Sekretarit të Qeverisë, Kiril Bozhinovski si formë trysnie dhe frikësimi për të gjithë ata që nuk përkrahin politikat e LSDM-së.

“Aktivitetet e PSP-së çdoherë shërbejnë për defokusim të opinionit ng problemet reale të qytetarëve, me çka mediat nën kontroll të pushtetit në vend që të raportojnë për gjendjen katastrofave në të cilën është shteti dhe qytetarët, raportojnë për raste politike të montuara nga PSP dhe gjyqësori në kontrolli të huntës”, kanë thënë nga OBRM-PDUKM.

Ata kanë shtuar se me ndryshimin e pushtetit nuk po respektohet Kushtetuta, ligjet dhe procedurat, ndërsa organet e gjyqësorit janë shndërruar në vegël të thjeshtë për përndjekje politike./Shenja/Telegrafi/