Telegrafi

OBRM-PDUKM: Banda kriminale e LSDM-së për tre vite punon për interesat biznesore të kalnit Zaev

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së, thuhet se “banda kriminale e LSDM-së për tre vite punon për interesat biznesore të klanit Zaev dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt”.

“Qeveria që LSDM e udhëhoqi gjatë tre viteve ka shënuar poshtërime, humbje, afera kriminale, tenderë të kurdisur dhe privatizim të çdo biznesi dhe institucioni”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, skandali i fundit është kanabisi kur LSDM dhe Zaev krijuan makinë haraçi ku mbledhin para nga biznesmenë të cilët shprehen të interesuar të kultivojnë kanabis.

“Vetëm për një vit Zaev ndau 31 licenca për kultivim të marihuanës, nga ku 10 janë gjatë dhjetorit të vitit 2019 derisa ishte ende kryeministër”, shprehen nga OBRM-PDUKM duke shtuar se LSDM vet dhe Zaev vet ndajnë tenderë, grante dhe licenca për kultivim të kanabisit.

Ata akuzojnë se krimi që praktikohej në Strumica tashmë është në nivel qendror ndërsa Zaevit i parashtrojnë pyetje të përgjigjet nëse këto firma kanë përmbushur kushtet.

“A janë licencat për kanabis falënderim për kompanitë që kanë financuar Zaev me vite. Gjithashtu Zaev duhet të përgjigjet nëse ai qëndron pas dhëndrit të tij të ardhshëm në formën që fitoi licencë”, shprehen nga OBRM-PDUKM duke kërkuar nga institucionet të hetojnë nëse janë përmbushur kushtet për dhënien e këtyre licencave./Telegrafi/