Telegrafi

OBRM-PDUKM: Automjetet zyrtare të MPB-së janë përdorur për nevoja personale

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “krimet, keqpërdorimet dhe paaftësitë e LSDM nëpër institucione po zbulohen çdo ditë”.

“Në LSDM sundon frika se përmes veprimeve të ministrave teknik dhe zëvendësministrave do të dalin në pah të gjitha manipulimet që këta për tre vite i realizuan me urdhër të Zaevit”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, LSDM në çdo mënyrë po tenton t’i pengojë ministrat dhe zëvendësministrat teknik, të cilët sipas OBRM-PDUKM-së, duhet të garantojnë profesionalistet nëpër institucione.

“Dje, i gjithë opinioni e pa se bashkëpunëtorë të ndryshëm të Spasovskit dhe Zaevit i kanë përdorur automjetet zyrtare të MPB-së për nevoja personale”, shprehen nga OBRM-PDUKM duke shtuar se qeveria e LSDM vetëm për dy muaj ka punësuar 4.131 ushtarë partiak./Telegrafi/