Telegrafi

OBRM-PDUKM: Asnjëherë nuk do ta pranojmë marrëveshjen me Greqinë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media akuzon LSDM-në se po bën padrejtësi të madhe në shtet, duke liruar nga burgu persona që duhet të dënohen.

Nga OBRM-PDUKM thonë se lirimi i Bajrush Sejdiut dhe të akuzuarve në rastin Monstra, bëhet me qëllim që LSDM-ja të frikësojë dhe kërcënojë qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LSDM-ja me një nënshkrim u largua nga emri, gjuha, identiteti dhe pakica maqedonase në vendin fqinj. Me fjalë tjera u largua nga gjithçka që është maqedonase. OBRM-PDUKM-ja asnjëherë nuk do ta pranojë marrëveshjen kapitulluese”, thonë nga partia opozitare.

Nga kjo parti edhe një herë kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, i kanë kërkuar debat televiziv me Hristijan Mickoskin, ndërsa thonë se kryeministri Zaev edhe një herë mashtroi qytetarët duke ikur nga ballafaqimi para referendumit./Telegrafi/