Telegrafi

OBRM-PDUKM: Arsimi është shkatërruar nga pushteti i Zaevit

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se arsimi në vend është rrënuar për shkak të paaftësisë së pushtetit.

Ata thonë se një pjesë e madhe e shkollave në vend janë të rrënuara dhe kushtet për nxënësit janë katastrofale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Banda kriminale në pushtet, në krye me Zoran Zaevin ka mashtruar qytetarët. Në programin për jetë më të mirë premtohet 50 përqind pagë më e lartë për punonjësit në arsim dhe shkencë, ndërsa çdo vit me rebalanc të buxhetit i shkurtojnë mjetet e dedikuara për arsim”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se dënimi për këtë do të vijë në zgjedhjet e ardhshme, për të cilat shprehen të bindur se do të fitojnë./Telegrafi/