Telegrafi

OBRM-PDUKM anulon protestën e paralajmëruar në ora 19

Për shkak të lirimit, gjegjësisht caktimit të arrestit shtëpiak për Edmond Themelkon, protesta e sotme që u paralajmërua të mbahet në ora 19 anulohet, tha në konferencë për shtyp Vlladimir Gjorçev nga OBRM-PDUKM dhe paralajmëroi protestë më datë 3 dhejtor, me fillim në ora 18.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM organizon protestë kundër vazhimit të paraburgimit të Edmond Themelkos

“Edmond Themelkos do t’ja urojmë lirimin dhe do t’i dëshirojmë shëndet të mirë. Por, vazhdon edhe lufta e tij për liri. Vazhdon edhe lufta për liri e shtetit të Maqedonisë në të cilin mbizotëron mafia, ku çdo ditë vriten njerëz, digjen vetura. Për këto shkaqe, OBRM-PDUKM-ja paralajmëron protestë qytetare për drejtësi që do v mbahet më 3 dhjetor, ditë e diel, në ora 18”, tha Gjorçev.

gjorçev shprehu falënderimin e tij për, siç tha, mijëra njerëz të gatshëm për të marrë pjesë në protestën e sotme për lirimin e Edmond Themelkos./Telegrafi/