Telegrafi

OBRM-PDUKM: Anëtarësim në NATO dhe BE, por pa marrëveshjen me Greqinë

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese për media thekson se partia në pushtet LSDM, para referendumit po manipulon qytetarët. Ata thonë se reklamat se në shtet do të ketë shërbime shëndetësore kur të anëtarësohemi në BE, janë gënjeshtër.

“Në BE shëndetësia nuk është pa pagesë, BE-ja nuk është komunizëm, por lidhje ekonomike mes shteteve, ku çdo gjë ka çmim. Qeveria e Zaevit ka shkatërruar pozicionet negociuese të cilat u ndërtuan me vite nga gjitha qeveritë deri sot. Është shkelur edhe e drejta ndërkombëtare dhe gjykimet e Hagës në të mirë të Maqedonisë”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se janë për anëtarësim në BE dhe NATO, po pa marrëveshjen me Greqinë, të cilën nuk mund ta pranojnë.

“LSDM duhet të ndalojë manipulimin dhe keqpërdorimin e institucioneve euroatlantike për të realizuar marrëveshjen e tyre kapitulluese”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/