Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Andrej Zhernovski është kryetar komune i dështuar

OBRM-PDUKM përmes një kumtese ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i cili kërkoi që të dënohen të gjithë organizatorët e protestave dhe demolimit të Komunës Qendër, që sipas tij, i ka organizuar Nikolla Gruevski.

Lexo po ashtu Zhernovski: Të dënohen të gjithë ata që organizuan dhunën në Qendër (Video)

“LSDM dhe Zhernovski kanë frikë nga populli. E dinë se janë lexuar dhe se qytetarët do t’i ndëshkojnë për politikën destruktive në zgjedhjet e ardhshme dhe për këtë arsye ata mbështeten në udhëzimet politike të PSP”. Zhernovski gënjen njëjt si Zaevi. Ai është duke u përpjekur që të mbrojë shefin e tij Zaev”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM në deklaratën e Zhernovskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, me deklaratat e zbehta të cilat i jeo Zhernovski, përsëri luan rolin e viktimës para qytetarëve.

“Koha e gënjeshtrave dhe manipulimeve mbaroi. Qytetarët e Komunës Qendër katër vite e ndjejn papunësinë dhe pamundësinë e Zhernovskit. Zoran Zaev dhe Andrej Zhernovski funksionarët më të mirë së bashku. Karakteristik e tyre e përbashkët është se ata janë drejtues kriminel, të kaosit dhe rrëmujës që krijojnë”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version