Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Ambasada e SHBA-së të deklarohet publikisht nëse është kundër zgjedhjeve të reja

OBRM-PDUKM, sot publikisht i bëri thirrje Ambasadës së SHBA-së në vend të sqarojë nëse sugjeron që të mos ketë zgjedhje të reja parlamentare dhe nëse është qëndrimi i zyrtar i administratës së re të SHBA-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Duke marrë parasysh diskutimet në opinion që i ka hapur ky qëndrim i Ambasadës, OBRM-PDUKM kërkon sqarim nëse pozicioni i tyre do të thotë se SHBA sugjeron dhe kërkon nga Republika e Maqedonisë dhe nga partitë në parlament që të mos ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe nëse kjo thirrje mund të interpretohet si qëndrim zyrtar i administratës së re në SHBA, partitë me orarin ekzistues të fuqisë nga zgjedhjet e fundit të formojnë qeverinë e re? Pyesim publikisht sepse qëndrimi i Ambasadës ishte i theksuar publikisht dhe ka krijuar keqkuptim gjatë interpretimit në publik, do të ishte mirë që edhe sqarimi të ishte publikisht’, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM.

OBRM-PDUKM kërkoi që Ambasada e SHBA-së të deklarohet zyrtarisht për të gjitha këto. /Telegrafi/

Exit mobile version